E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuza Qeverisë: Eksperiment makabër me mjedisin

Vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, ndërsa ndalesa e radhes per kreun e selisë rozë ka qene qyteti i Krujës. Rama ka hedhur akuza të ashpra ndaj mazhorancës, pasi sipas tij qeverisja aktuale nuk po merr masa ndaj situatës së krijuar nga mbetjet urbane jo vetëm për Krujën, por të gjithë vendin.
 

Rama deklaroi se Kruja ka rënë pre e një grushti njerëzish që vazhdojnë ti rrjepin pasurinë e saj kombëtare.

Në këtë takim, pranë Partisë Socialiste janë anëtarësuar rreth 260 të rinj në qytetin e Krujës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›