E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per shefa sherbimi ne QSUT Vasili takon homologun kosovar

35 mjekët kandidatë të vetëm për shefa në 35 nga shërbimet në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, de fakto kanë marrë miratimin e ministrit të shëndetësisë, njëkohësisht dhe kryetari i bordit të QSUT-së, Petrit Vasili, për të qenë ata në krye të këtyre shërbimeve spitalore.

Këtë deklaratë, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili e bëri në një dalje publike pas takimit me homologun e tij kosovar Ferid Agani, të cilin e garantoi se shteti më i ri në glob do të ketë mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim të shpejtë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë, ministri kosovar i shëndetësisë u shpreh për unifikim të praktikave shëndetësore mes dy vendeve.

Ndërkohë, sipas ministrit të Shëndetësisë Agani Shqipëria do të jetë shembull për Kosovën përsa i përket zgjidhjes që i ka dhënë furnizimit të spitaleve me barna në kushtet kur fondet kanë qenë të kushtëzuara.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›