Akti normativ për zhurmat kalon vetëm me votat e mazhorancës

Mazhoranca në komisionin e veprimatrisë prodhuese ka kaluar vetëm me votat e saj aktin normativ të qeverisë për marrjen e masave ndaj subjekteve qe krijojnë zhurma tej normave në zonat turistike dhe ato urbane.
Kryetari i komisionit Jemin Gjana tha se akti do të kalojë në seancën parlamentare të ditës së hënë. Nga ana tjetër nënkryetari Eduart Shalsi tha se komisioni duhej mbledhur për situatën e emegjente të zjarreve ndërsa tha se mazhoranca e ka patur në dispozicion kohën për ta kaluar më herët këtë akt.
Që në fillim të sezonit turistik kryeministri Berisha u kërkoi ministrave dhe agjencive përkatëse që të marrin masat për eleminimin e zhurmave në zonat turistike, kryesisht në plazhe.