Vrasja në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar
TIRANE-Policia e Tiranes ka arrestuar nje person qe dyshohet se është autor i vrasjes së mbremshme ne kryeqytet.
Ne pranga eshte vene shtetasi Artan Shaku, i dyshuar si autor i vrasjes se Arjan Mejdanit dhe plagosjes se dy te tjereve, te atin e viktimes, Sajmir Mejdanin dhe Arben Muharremin.
Ngjarja ndodhi mbreme rreth ores 21.15 ne Selite, ne zonen e populluar me rome. Pas hetimeve u be me dije se ngjarja ndodhi perpara lokalit te viktimes, pas nje debati me autorin e krimit.
Konflikt qe sipas deshmitareve, kishte rreth nje jave qe kishte nisur mes bashkeshorteve te tyre qe per disa dite ziheshin me njera-tjetren.