E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, policia identifikon autorët

Identifikohen autorët e vrasjes së një nate më parë në kryeqytet, por për arsye të hetimit policia e Tiranës nuk publikon emra. Në një njoftim për shtyp policia bën të ditur se mbrëmë rreth orës 22.30`, në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë, është qëlluar me armë zjarri duke gjetur vdekjen shtetasi Flamur Zymer Ksaniqja (Toskaj), 29 vjec, lindur në Markaj Tropoje e banues në Tiranë, i denuar më parë si dhe janë plagosur shtetasit : Fatjon Mustaf Byberi, 26 vjec dhe Ramiz Azem Bashukaj, 34 vjec, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushatarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
 

Shërbime të Komisariatit të Policisë Nr.5, Oficerë të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë Kriminalistë, kanë bërë të mundur sigurimin e dëshmive, mbledhjen dhe administrimin e provave. Për hetimin e kësaj ngjarje, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët kryenë proçedurat e marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, duke shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen.
 

Aktualisht strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës po hetojnë me veprime të shpejta dhe të gjithanshme me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po punon intesivisht për kapjen e autorëve ndërkohë që është zbardhur motivi i kësaj ngjarje, po për arsye të hetimit nuk mundt t`i bëjmë publike, deri në finalizimin e kapjes së autorëve të dyshuar.
Ndërkohë që materialet proceduriale, i kaluan për referim dhe ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të Vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›