E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme në kryeqytet. Në një deklaratë për shtyp të policisë së kryeqytetit theksohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00, në rrugën “Sami Frashëri” ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Arif Petref Shehu, 33 vjeç, i proçeduar më parë, për veprën penale “Trafikim i Lëndëve Narkotike”.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes menjëherë, shkuan forca të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, si dhe oficerë Kundër Krimeve ndaj Lirisë së Personit dhe Shëndetit, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe po sqarojnë më tej motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.

Nga verifikimet e menjëhershme të kryera, rezuton se viktima ka ndërruar emrin nga Bledar Balliu në Arif Petref Shehu. Nga grupi hetimor në vendngjarje, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale 7 (shtatë) copë gëzhoja me kapsollë të plasur, të kalibrit 7.62 mm.

Aktualisht strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë intesivisht për zbulimin e kapjen e autorëve si dhe dokumentimin tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj vrasje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›