OSBE dhuron lexues optik për pasaportat biometrike

Kufijtë shqiptarë do jenë më të sigurtë, si dhe orët e pritjes së qytetarëve në kufi do të reduktohen ndjeshëm. Kjo falë 10 lexuesve optikë, për pasaportat biometrike që policia e shtetit ka marrë si dhuratë nga OSBE-ja.
Dorëzimi i këtyre pajisjeve u bë në ambjentet e drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit. Eugen Volfarth, ambasador i OSBE-së në Shqipëri e cilësoi këtë si një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe do të ndihmojë mjaft policinë në menaxhimin e kufijve.
Ndërsa për drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj bashkëpunimi me OSBE-në ka qënë mjaft i frytshëm në këto vite. Kjo ka sjellë edhe përmirësimin e policisë duke e bërë atë më të besueshëm tek qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Këto pajisje do të vendosen në pika të ndryshme kufitare në vend, ku do bëhët i mundur edhe ndalimi i personave me precedentë penal ose të kërkuar nga Interpoli.