E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, gjendet kufoma e një mashkulli në Vjosë

Një kufomë e seksit mashkull, është gjetur sot në bregun e lumit Vjosë. Kufoma është gjetur pranë fshatit Dams në Tepelenë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas uniformave blu, mësohet se viktima është rreth 50-55 vjec dhe 1.65 m i gjate. Policia bën të ditur gjithashtu se dyshohet se viktima mund të jetë mbytur para një jave dhe se nuk ka shenja dhune në trup. Ndërkaq kufoma është dërguar në morgun e spitalit të Gjirokastrës, ndërsa nuk dihet akoma identiteti i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›