Vrasja ne Tirane pranga autorit

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Artan Sharka, 37 vjeç, është arrestuar pranë rreth rrotullimit të Doganës në tentativë për t’u larguar jashtë kryeqytetit.
Sharka akuzohet si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur pranë rrugës Irfan Tomini, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Arjan Mejdani 26 vjeç, ndërsa u plagosën dy kushërinjtë e tij Sajmir Mejdani e Arben Muharremi.
Sipas policisë ngjarja ka për motiv një grindje për motive të dobëta. Të njëjtat burime thanë se hetimet janë fokusuar në identifikimin e të implikuarve të tjerë të dyshuar për ngjarjen. 37-vjeçari mësohet se ka pranuar autorësinë e krimit dhe pritej që i shoqëruar nga shërbimet policore të tregonte dhe dorëzonte armën e krimit.
Ka qenë një reagim i shpejtë i shërbimeve të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës dhe seksioneve të hetimit të krimit të drejtorisë së qarkut që mundësuan identifikimin dhe kapjen pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme të të dyshuarit Sharka.