VV kundër projektligjit për Qendrën Historike, arrestohen 3 aktivistë
PRISHTINË- Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit Komunal të Prizrenit, në shenjë proteste ndaj projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Sipas Vetëvendosjes, ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisë që të gjitha monumentet dhe kishat ortodokse në Kosovë janë 'serbe', duke mohuar kështu kulturën e përbashkët fetare dhe historike të Kosovës e cila është karakteristikë e qytetit të Prizrenit, si dhe është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare për praktikimin e fesë, duke e definuar këtë të fundit në baza etnike.
Radio Europa e Lirë raporton se midis aktivistëve të VetëVendosjes të cilët kundërshtojnë këtë projektligj ka pasur nnjë konfrontim të lehtë pranë portës qendrore të Asemblesë Komunale në Prizren.
Policia ka shoqëruar në rajon tre aktvistë me pretendimin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Shoqëria civile dhe disa nga partitë politike opozitare kanë shprehur kundërshtimin e tyre me këtë projektligj, duke pretenduar se “ai i jep një zë më të fuqishëm Kishës Ortodokse” në Kosovë.
(e.m/BalkanWeb)