Sherri për xhelozi mes romëve, vdes një i ri. Në pranga 2 persona
TIRANE-Policia e Tiranës prangosi sot 2 prej autorëve të ngjarjes së të mërkurës në kryeqytet ku humbi jetën një 28 vjecar dhe u plagosën 2 persona të tjerë.
Efektivët kanë arrestuar shtetasit Jakup Shahu 38-vjec dhe Agron Siu 31 vjec dhe sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës bëhet e ditur se u kapen pranë doganës së Tiranës pas mesnatës, në tentativë për t’u larguar nga kryeqyeti.
Ngjarja e rende eshte shenuar dje rreth ores 21.15 minuta në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranë ku pas nje sherri mes disa personave nga komuniteti rom, është vrare me armë zjarri shtetasi Arjan Mejdani 28 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi.
Shkak per ngjarjen dyshohet te jete motivi i xhelozize.
Nga hetimet rezulton se shtetasi Jakup Shahu dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, automatik shtetasin Arjan Mejdani. Më pas për të njëjtin motiv, shtetasi Agron Isiu, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
Duket se sherri ka nisur në një hyrje pallati në dalje të Tiranës, pranë pallatit me shigjeta dhe më pas ka vijuar në rrugica të zonës për të përfunduar me vrasjen e 28 vjecarit tek rrugica në Selitë. Policia në vendgjarje ka administruar provat si dhe kane marre ne pyetje dëshmitarët okulare. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sekuestruar me cilësinë e proves materiale, një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 T.T, me nje kreher automatiku me fisheke.
(d.b/BalkanWeb)