E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura Shtetërore, mbetësit gati për sezonin e vjeshtës

TIRANË- Rreth 9% e maturantëve që rezultuan mbetës në një nga provimet e Maturës Shtetërore, do të ritestohen në sezonin e vjeshtës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar datat e testimit më 9, 13 dhe 17 shtator për rreth 6 mijë maturantët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2011.

Sipas rregullores, ata nuk mund të jenë garues për të studiuar në universitetet publike gjatë këtij viti akademik. Për këta maturantë ekziston mundësia që të ndjekin studimet e larta në një universitet privat, ose në ciklin e studimeve të pjesshme në universitetet publike.

Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore janë udhëzuar për regjistrimin e maturantëve mbetës që dëshirojnë të riprovohen në sezonin e vjeshtës. Nëse do të rezultojnë kalues në lëndët, ku kanë mbetur, do të pajisen me Diplomën e Maturës.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›