E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Feith: Incidenti ndaj Thacit, nuk i intereson askujt

PRISHTINE- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, bëri sot thirrje që fushata për zgjedhjet komunale të vazhdojë në mënyrë të qetë.

Duke iu referuar sulmit që ndodhi mbërmë ndaj eskortës të kryeministrit Thaçi, në Deçan, Feith tha se incidenti nuk ishte në interesin e askujt.

“Aktet e dhunës nuk kanë vend në një fushatë zgjedhore demokratike. Shpreh keqardhjen për incidentin e djeshëm në Deçan i cili nuk ishte në interesin e askujt”.

“Kam folur me kryeministrin dhe me z. Haradinaj. Kam marrë garanci të qarta se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të vazhdojnë në atmosferë të qetë”, ka thënë Feith- i cili citohet nga mediat kosovare
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›