Roja i derrave, gjendet i vdekur
Prinderit e 18-vjecarit nga fshati Bregas, qe u gjet i pajete brenda ne stallen e derrave, ku sherbente si roje dhe zevendesonte te atin, hedhin dyshime se djali i tyre mund te jete vrare dhe nuk ka vdekur aksidentalisht. Policia vendore e Korces beri te ditur se pas hetimeve paraprake ka rezultuar se Kasem Kamberi nuk ka pasur shenja te dhunes, ndersa ne vendin ku u gjet trupi eshte vene re se kishte qymyr te ndezur per ngrohje gjate nates nga viktima. Pista e pare eshte ajo e vdekjes nga asfiksia e te riut, ndersa e ka zene gjumi ne objekt, kurse pista e dyte eshte ajo e vrasjes. Donika Kamberi pretendoi se vdekja kishte ardhur pas nje plage ne nje prej veshkave te te birit, por hetuesit nuk konstatuan asnje shenje ne trup.
Kasem Kamberi ka qene duke punuar si roje ne nje stalle derrash, ne afersi te fshatit te tij se bashku me te vellane. Ne vendin ku kishin shkuar per te zevendesuar babane e tyre, ata kishin ndezur nje mangall me qymyr, pasi edhe temperaturat kane qene te uleta. Policia tha se nga deshmite qe ka dhene vellai i viktimes, ne nje moment 18-vjecarit Kamberi ka rene ne gjendje te fikti dhe dy duart jane perplasur mbi prushin e ndezur. Vellai i tij, i alarmuar, ka dale te kerkoje ndihme, duke kujtuar se gjendja e te fiktit erdhi nga djegia e duarve. Ekspertet kane dalluar djegie te duarve te Kamberit nga qymyri, por qe mund te kete ndodhur pasi ai eshte asfiksuar nga oksidi i karbonit, qe leshon lenda djegese qe sherben per ngrohje.
Hetuesit thane se rrethanat jane ende te paqarta dhe se autopsia dhe ekspertiza e mjeko-ligjorit do te zbuloje shkaqet e verteta te vdekjes. Nga marrja ne pyetje e te afermve mesohet se 18-vjecari nuk ka pasur probleme, por nena e tij, Donika, ka hedhur dyshime per shkak te punes qe ai kryente, roje ne nje firme private, stalle derrash. Mbremjen e se enjtes, Kamberi ka zevendesuar te atin ne sherbim, pasi ky i fundit kishte pasur disa pune te tjera per te kryer. Trupi, sipas mjekeve, ka mberritur rreth ores 12:30 ne spital i shoqeruar nga nena e viktimes.
G.Ashimi