Vrasja për varëse floriri, mbesa:Si pashë të sulmohej tezja ime
Të tjera rreth shkrimit Zbulimi i vrasësit dhe seancat gjyqësore
TIRANË – Sot në Tiranë po zhvillohet gjyqi për Aldo Hoxhën, të riun që vrau me thikë Fatbardha Tafën, për një varëse floriri. Vrasja ndodhi në gusht të 2012-ës në afërsi të Fushës së Aviacionit. Dëshmitare e sotme në seancë ishte mbesa e viktimës, Miranda Gjana.
Gjana tha se në momentin e sulmit, ka dëgjuar zhurma dhe më pas ka parë tezen që ka rënë në tokë. Pas largimit të motorit, pa një kapele jeshile në tokë, që nuk dihej kujt i përkiste. Ajo deklaroi se nuk ishte në gjendje t'i identifikonte personat në motorr.
Dëshmitari i dytë ka qënë vëllai i viktimës, Jetmir Berzhilla, i cili tha: " Mora vesh për ngjarjen pasi pashë fëmijët e motrës, që vetëm qanin; më thanë që Fatbardha ka vdekur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)