E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet kufoma e një femre 65-vjeçare në ujërat e zeza

KORÇË – Policia e Korçës ka bërë të ditur se “sot, rreth ores 08.55, tek Ndërmarrja e Përpunimit të Ujërave të Zeza, Korçë është gjetur e vdekur brenda në kanal, një kufomë e seksit femer, rreth 65 vjeç , e cila mbante veshur një palë pantallona të zeza, një triko dhe një xhaketë ngjyrë gri, pa çorape dhe këpucë.

Në trupin e kufomës nuk gjenden shenja dhune apo dëmtime trupore. Grupi hetimor që u ngrit për këtë rast po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›