Pushtetarë e shtetarë
"Çudia” e parë pas lajmit të aleancës parazgjedhore mes Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim po davaritet, duke thyer sidoqoftë rekordin 3-ditor për harresë. Kësaj po i ndihmojnë edhe vetë protagonistët, duke e shtyrë me një strategji të kujdesshme politike, për një moment të dytë takimin fizik e shtrëngimin e duarve në publik, për të mos acaruar mpiksjen e kësaj “tronditjeje”.
E menduar nga interesi i qytetarit, kjo aleancë do sjellë diçka mjaft pozitive për veshët e publikut: një gjuhë të përmbajtur (nga halli) në ligjërimet elektorale, për shkak të faktorit F (Fitore) Ilir Meta, që Rama po e valëvit si trofe publikisht, ndërsa Berisha vazhdon ta “përkëdhelë” në heshtje, si një mekanizëm i rëndësishëm për konsensuse të ardhshme, e jo vetëm.
Por vetëm kaq, deri këtu shkon përfitimi qytetar, sepse të gjithë protagonistët e fushatës së ethshme zgjedhore, në këtë periudhë, po merren me zbatimin me rigorozitet të planeve të punës të miratuara me kujdes paraprakisht, si boshti i fushatës elektorale. Politikanët tanë të nderuar janë gllabëruar aq fort nga ethet e garës, e aleancave parazgjedhore, të ndikuar deri diku edhe nga kufijtë ligjorë të Kodit Zgjedhor, sa kanë harruar se për qytetarët e thjeshtë jeta vazhdon. Për këta të fundit, koha nuk ka mbetur tek fushata zgjedhore, por vazhdojnë bashkëjetesën herë të mundur e herë të pamundur me vështirësitë e të përditshmes, duke u përplasur edhe me fatkeqësi të paprogramuara si përmbytjet, vrasjet, humbjet aksidentale të jetës…
Banorët e Nënshkodrës janë prej ditësh nën ujë, me mosndërprerjen e reshjeve e hapjen e portave të hidrocentraleve, për shkarkimin e detyrueshëm të prurjeve. Për pasojë, prej ditësh shohim në ekrane e në gazeta banorë të dëshpëruar që kërkojnë ndihmë për familjet e bagëtitë. Në përgjigje të tyre ka një heshtje cinike, më të hidhur se vetë realiteti i atyre banorëve, që nuk e përjetojnë për herë të parë këtë katastrofë për buxhetet e tyre familjare. Në kohë fushate, impenjimi duhej të ishte i dyfishtë, por kjo fushatë nuk ka të mbaruar me “risitë” e saj, e mbi të gjitha me mesazhin e qartë se çfarë vendi zë qytetari për secilin nga politikanët në garë. Asnjë prej tyre, në pozitë a opozitë, nuk paska kohë të shkojë në vend, për t’u njohur me situatën e vënë në lëvizje mekanizmat e ndihmës. Në mungesë të fondeve nga shteti, një angazhim kombëtar i shqiptarëve për të ndihmuar financiarisht këta banorë, është krejt i mundur, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Situata e banorëve të Nënshkodrës nuk kërkon fonde të pagjendshme, por vetëm përgjegjshmëri njerëzore e vullnet politik. Të njëjtin vullnet me të cilin partitë politike (pa përjashtim), po kërkojnë e mbledhin fonde për të mbështetur fushatat e tyre të kushtueshme elektorale. Me të njëjtin vullnet të përbashkët, të dyja palët po u përgjigjen me heshtje banorëve të Nënshkodrës, e bashkë me ta, edhe institucionet që nuk janë në garë zgjedhore.
Një ngjarje po aq e rëndë ndodhi javën e kaluar në brigjet e lumit të Devollit. Në një panoramë migjeniane, banorë të fshatrave përreth, në mungesë të një ure, kalonin në bregun tjetër me zetor, me rezultat një aksident tragjik për dy gra të reja.
Një e re humb jetën nga plumbat rikoshet në një lokal nate, duke na kujtuar se jeta po bëhet përditë e më e pasigurtë në realitetin virtual të parajsës shqiptare.
Enumeracioni i këtyre ngjarjeve, për të rritur temperaturat elektorale të mbështetësve, është një cinizëm më vete, po aq i hidhur sa heshtja e atyre, që kanë mandatin qytetar për të vigjiluar mbi interesin e qytetarit e kujdesur për të.
Ka një gjë që bëjnë sikur e harrojnë politikanët tanë. Jeta vazhdon përditë për qytetarët e këtij vendi e nuk ndalet për shkak të kalendarëve apo takimeve të programuara të fushatave. Dallimi mes pushtetarit e shtetarit bëhet më i dukshëm në dritën e halleve të mëdha të këtij vendi të vogël, pasi nuk është e thënë të jesh në qeverisje për t’u sjellë si shtetar, e nuk mjafton të jesh në pushtet për t’u konsideruar automatikisht si i tillë.
Kur interesi i qytetarit nuk arrin të gjejë hapësirë në vëmendjen e monopolizuar nga llogaritë e numrat e 23 qershorit të politikanëve shqiptarë, as në zemër të fushatës elektorale, shpresat se “Rilindja” apo “Përpara” do mund të na sjellin specien e rrallë të shtetarëve në funksion të qytetarëve, mbeten të varura në ca kalenda të fqinjit tonë juglindor, e paradoksalisht do vazhdojmë të kemi pushtetarë që na nxisin papushim, fizikisht e virtualisht, të vendosim “hallet” e tyre në epiqendër të ekzistencës sonë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)