E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Ndryshimet e klimës cënojnë bujqësinë shqiptare

TIRANE- Një raport i ri mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore tregon që ndryshimet e parashikuara në temperature dhe reshje në Shqipëri pritet të rrisin cënueshmerinë e sektorit të bujqësisë të vendit ndaj këtyre ndryshimeve në mungesë të një reforme të synuar.

Raporti, i titulluar "PërtejHorizontit: Si do ta riformojnë bujqësinë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe masat që do të merren", ofron vështrime të reja dhe alternative përshtatjeje për sektorin e bujqësisë në Shqipëri, Republikën Ish-Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi dhe Uzbekistan.

Sipas raportit, temperaturat në Shqipëri pritet të rriten me 1.5o Celsius deri në vitin 2050 – shumë mbi rritjen prej më pak se 0.5o C të vëzhguar në vend gjatë 50 viteve të fundit. Gjithashtu, ndryshimet në reshjet vjetore ka mundësi të rrisin shpeshtësinë dhe madhësinë e përmbytjeve në vend, ku ngjarjet me shira pritet të jenë më të mëdha dhe më pak tëshpeshta në dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Duke u zbatuar mbi këto parashikime, ky raport ofron vlerësime të ndikimit të ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë në katër zonat agro-ekologjike (ZAE) në gjithë vendin. Skenarët e modelimit të klimës me ndikim mesatar në këtë raport tregojnë që ndryshimet e parashikuara në rendimentet e të korrave në gjithë vendin do të ndryshojnë sipas ZAE-ve dhe kulturave. Prodhimi i rrushit në të gjitha zonat pritet të pësojnë një ndikim të ashpër – duke rënë deri në 21 përqind në disa zona.

Megjithatë, prodhimi dimëror i grurit parashikohet të përmirësohet në gjithë vendin – meqenëse ndryshimi i klimës ka të ngjarë të rezultojë në një stinë të zgjatur të kultivimit, temperature më të zbutura në vjeshtë dhe dimër, dhe reshje më të mëdha e disponueshmëri më të madhe të ujit gjatë stinës së kultivimit.

Rekomandimet kryesore nga raporti përfshijnë: Shtimi i kapaciteteve të reja kulluese, Rehabilitimi i infrastructures ekzistuese të kullimit, Shtimi i kapaciteteve të reja ujitëse, Përmirësimi i efiçencës së përdorimit të ujit në fusha, Ndryshimi i varieteteve të kulturave; dhe Optimizimi i përdorimit të plehëruesve.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›