Vrasja e 37-vjeçares, arresohet autori i dyshuar Aldo Hoxha
Tiranë- Zbardhja e vrasjes së 37-vjeçares Fatbardha Tafaj dhe plagosjes së Lumturie Gjanajt duket se është fare pranë.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga pasditen e sotme një 20- vjeçar, pasi dyshohet se është autori i ngjarjes.
I arrestuari ëshë Aldo Hoxha, nga Çekrezi i Tiranës, ndërsa prej 72 orësh ai është marrë në pyetje nga forcat e krimeve të rënda.
Sipas të dhënave nga ekspertiza e gjurmëve në vendin e krimit ekspertët e policisë gjyqësore kanë dyshime të forta se autori i krimit është 20-vjeçari e për këtë i kanë kërkuar prokurorisë një udhër arresti për të riun dhe pritet arrestimi edhe i dy personave të tjerë cilët mund të akuzohen për “bashkëpunim në krim” dhe “fshehje të krimit”.
Në ambientet e komisariatit është thirrur edhe Lumturie Gjanaj, për të parë 20- vjeçarin e ndaluar nëse është ai personi që e plagosi dhe i vrau motrën, ndërsa nuk ka ende detaje mbi dëshminë e saj.
Sakaq mësohet se 20-vjeçari nuk ka dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen gjatë marrjes në pyetje, as duke mohuar dhe as duke pohuar se është ai autori i krimit. 20-vjeçari rezulton se është një person i skeduar nga drejtësia për “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje me dhunë” po në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku u vra 37-vjeçarja pasditën e 7 gushtit.
Të premten blutë e policisë së kryeqytetit dhe ekspertë të krimeve të rënda kanë bërë me dije se kanë vënë nën përgjim mbi 20 numra telefoni dhe po kryejnë kontrolle në 10 servise në Kamëz, pasi dyshohet se autorët mund ta kenë shitur motorçikletën me të cilën u larguan pas krimit.
Një grua 37- vjeçare u vra më 7 gusht dhe motra e saj u plagos rëndë me thika, ndërsa u sulmuan nga dy adoleshentë, në një rrugë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë, një zonë informale me banorë të ardhur kryesisht nga Veriu i Shqipërisë. Ndërkohë policia ka njoftuar se vijon të jetë në dispozicion shuma 10 milion lekë të vjetra për atë që do të japë informacion për vendndodhjen e adoleshentëve që janë autorë të krimit ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja.
Fatbardha Tafa dhe motra e saj Lumturie Gjanaj po ecnin në këmbë së bashku me fëmijët e tyre të mitur, në një rrugicë të sapondërtuar që lidh unazën e madhe me Fushën e Aviacionit kur janë sulmuar nga dy adoleshentë me një motocikletë, të cilët kanë pasur si synim grabitjen e varëseve të qafës.
/IDEA/