Ndalja e gjakmarrjes, Totozani: Do kërkoj ndihmën e Nishanit

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqiperise per gjakmarrjen nuk eshte zbatuar dhe Keshilli kordinues i ngritur per kete qellim nuk eshte mbledhur asnjehere, ndaj menjehere do ti kerkohet Presidentit aktual qe te nderhyje per te shqyrtuar kete fenomen.
Deklarata ka ardhur nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjate nje takimi ne Lezhe, sipas te cilit tashme eshte leshuar nje urdher per ngritjen e nje task-force me ekspertet me te mire te ketij institucioni qe do te monitoroje policine dhe Prokurorine, sesa e kane zbatuar ligjin ne rastet e gjakmarrjes.
Fenomeni i gjakmarrjes eshte nje problematike e hershme per shqiptaret, ndersa ka patur nje shtim te rasteve, gje e cila ka sjelle rikthimin e vemendjes ndaj kesaj situate.