Ishte dënuar për vrasje, ekstradohet nga Belgjika 35 vjeçari

Ekstradohet nga Belgjika në drejtim të shtetit shqiptar i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Shaban (Shaip) Selman Zukaj, vjeç 35, lindur në Deçan, Kosovë.
Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me dashje e mbetur ne tentativë", ku shtetasi Shaban (Shaip) Zukaj është deklaruar fajtor pasi më datë 14. 04. 1999, ne fshatin Isniç të Komunes Deçan Kosovë, ka tentuar të vrasë një shtetas.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Belgjikë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.