E Diel, 1 Nëntor 2026

7 mije turiste vendas dhe te huaj vizituan gjate muajit gusht qytetin e Gjirokastres.

Informacionet zyrtare te publikuara nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit Muze te Gjirokastres (ZAKQMGJ) tregojne se gjate muaj te kaluar, Gjirokastra, pasuri e UNESCO-s, eshte vizituar nga 7 mije turiste vendas e te huaj, ose dyfishi i vizitoreve te se njejtes periudhe te nje viti me pare apo ne pesefishin e turisteve te vitit 2007. "Me kenaqesi konstatojme se vera e ketij viti mund te cilesohet si rekord persa i perket prurjeve turistike ne qytetin tone. Kjo tregon se Gjirokastra gjithmone e me shume po kthehet ne nje destinacion mjaft te pelqyer turistik”, u shprehet Emira Cuberi, drejtoresha i ZAKQMGJ, duke shtuar se pjesa me e madhe e turisteve vijne prej aeroportit te Rinasit, por edhe prej portit te Sarandes. "Ne kete aspekt kane ndikuar se tepermi edhe dhjetera agjenci te huaja turistike mjaft prestigjioze, qe e kane perfshire Gjirokastren ne guidat e tyre”, vijon Cuberi. E gjithe pjesa muzeale eshte e frekuentuar nga turistet, por ne menyre te vecante ata nuk largohen pa vizituar Pazarin Karakteristik dhe keshtjellen. Nderkaq, pritet qe edhe gjate muajve shtator e tetor, te kete rritje te metejshme te fluksit. Specialistet e turizmit vleresojne se numri per kete vit do te shkoje ne rreth 16 mije. Qyteti i Gjirokastres shtrihet ne Jug te vendit, ne shpatin e pjerret lindor te Malit te Gjere. Ajo ndodhet rreth 220 kilometra larg nga Tirana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›