E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, perpjekje per heqjen e vizave me Serbine

Shqiperia po punon per krijimin e nje zone te levizjes se lire mes vendeve te rajonit, duke perfshire ketu edhe Serbine. Zedhenesi i Ministrise se Jashtem, Ralf Gjoni deklaroi dje se marreveshjet per levizjen e lire jane te nenshkruara tashme me vendet e rajonit si Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe po punohet per te perfshire ne kete zone edhe Serbine. "Per sa i perket Serbise, po punohet per fillimin e negociatave midis dy vendeve per te arritur te njejtat kushte qe kemi edhe me vendet qe permenda me lart. Sigurisht qe ne jemi te hapur te fillojme negociatat shume shpejt dhe t'i mundesojme qytetareve te te dy vendeve levizjen e lire", deklaroi zedhenesi Gjoni. Me realizimin e nje marreveshje per levizjen e lire edhe me Serbine, diplomacia shqiptare do te permbushte edhe qellimin e saj, per levizjen pa pengesa mes atyre vendeve te rajonit te cilet ende nuk kane statusin e vendit anetare ne Bashkimin Evropian. Por perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme, Gjoni theksoi se ishte e nevojshme qe Shqiperia me nje vend si Serbia te rriste bashkepunimin edhe ne fusha te tjera. Pak dite me pare, ministri i Jashtem i vendit, Ilir Meta theksoi nevojen e rritjes se marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe Serbise, pavaresisht kontradiktave te forta qe dy vendet kane per sa i perket pavaresise se Kosoves. Sipas Metes, ishte e nevojshme edhe fillimi i vizitave te nivelit te larte, mes perfaqesuesve politike te te dy vendeve. Meta konfirmoi se Shqiperia ishte e gatshme per te hedhur kete hap te rendesishem, i cili pritet te rrise bashkepunimin mes dy vendeve.

Turqia

Shqiptaret tashme levizin pa viza dhe pa paguar tarifen doganore prej 10 eurosh ne Turqi. Heqja e kesaj tarife u mundesua pak dite me pare, si pasoje e nje marreveshje e cila u nenshkrua ne Tirane nga ministri yne i Jashtem, Ilir Meta dhe homologu i tij turk, Ahmed Davutoglu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›