Ish te perndjekurit, greve urie per demshperblimin
Pese ish te burgosurit politike jane futur prej nje jave ne greve urie, per shkak te mangesive ne ligjin e demshperblimit per kete kategori. Sipas tyre, shkak i kesaj proteste te nisur prej nje jave eshte bere perjashtimi i tyre nga e drejta per te marre demshperblim, per ditet e burgut te kryer gjate periudhes komuniste. Kerkesa e tyre kryesore eshte amendimi i ligjit per demshperblimin e te perndjekurve ne menyre qe te zgjerohet skema, per te perfshire aty edhe kategori te tjera te burgosurish gjate kesaj periudhe. Grevistet jane duke e zhvilluar protesten e tyre ne Tirane dhe shprehen se do t'i shkojne ne fund asaj, deri ne veteflijim. Mosreagimi i strukturave qeveritare ne lidhje me kete proteste te nisur perpara nje jave, ka bere qe grevistet t'i akuzojne perfaqesuesit e saj per papergjegjshmeri. Po keshtu ata kerkojne qe qeveria te mos humbe kohe dhe te reagoje ndaj kerkesave te tyre. Nga ana tjeter demshperblimi i te perndjekurve politike po vijon normalisht, per ate pjese e cila eshte perfshire ne skemen e miratuar rreth nje vit me pare. Ne Shqiperi zyrtarisht rezultojne rreth 22 mije ish te burgosur politike, te cilet u burgosen gjate kohes se komunizmit.