Vrasje e 3-fishtë në Slloveni, vret motrën e dhëndrin, më pas vetëvritet

Në fshatin Strazhishçe afër Kranjit në Slloveni, një person 69 vjeçar ka vrarë dy persona dhe ka plagosur dy të tjerë dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Ky person kishte arritur para shtëpisë së fqinjit, ku kishte plagosur një femër 35 vjeçare dhe një mashkull 42 vjeçar, ndërsa në një shtëpi të afërt kishte vrarë motrën e tij 73 vjeçare dhe burrin e saj 77 vjeçar, ku më pas ka bërë vetëvrasje.
Përfaqësuesi i policies, Leon Kader, tha se hetimet po vazhdojnë dhe se motivet e sulmit nuk janë të njohura.