E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, "Endeavour" në udhëtimin final

Anija kozmike Amerikane “Endeavour” ka filluar sot fluturimin e saj final, pasi në Kaliforni do të jetë pjesë e muzeut.

Nga Qendra e Gjithësisë Kenedi në Floridë, “Endeavour” është bartur nga aeroplani i modifikuar i tipit Boing 747, duke e filluar udhëtimin treditësh deri në Kaliforni.

Parashihet që të premten anija kozmike, në shpinë të aeroplanit Boing, do të ateroj në Los Anxhelos, ndërsa nga mesi i muajit tetor do të transportohet në Qendrën Shkencore në Kaliforni.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Gjithësi, NASA, vitin e kaluar, i ka “pensionuar” tri anije kozmike: “Atlantis”, “Discovery” dhe “Endeavour”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›