E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pushuesit gjejnë një person të mbytur në det

DURRES-Një trup i pajetë i një 58 vjecari u gjen sot në det nga pushuesit e Durrësit. Polciia dyshon se personi është mbytur.

Kanë qënë pushuesit ne plazhin e Currillave që kanë gjetur një trup të pajetë në det. Policia e lajmëruar në cast nga pushuesit ka mbërritur në vendgjarje dhe ka identifikuar kufomën. Bëhet fjalë për shtetasin 58 vjecar, Luan Qato, banor në lagjen 16 në Durrës. Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhunë dhe kjo shtoi dyshimet e policisë së personi mund të jetë mbytur.
Polciia po heton për të zbuluar shkaqet e mbytjes së 58 vjecarit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›