E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje me armënë Laprakë, vëllailan hesapet për motrën

TIRANË- 
Ora 22:39- Vrasja premtim i pambajtur për fejes
Gazetari i News 24 Gert Xhaja raporton nga vendngjarja, detaje të tjera të vrasjes. Sipas të dhënave që ai ka mbledhur, dy të rinjtë, Artur Leshi e Gëzim Marku së bashku me motrën e Lleshit, emigrant ne Greqi kanë qënë të ulur së bashku në lokal. Mes viktimës dhe motrës së autorit dyshohet se ka pasur një lidhje e premtime për fejesë, të pa mbajtura nga viktima.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, pasi vajza ka dalë nga lokali, vëllai i saj ka nxerrë armën më të cilin ekzekutoi të riun Gëzim Marku, me të cilin njiheshe edhe më parë. Policia deklaron se për të mbleshur të dhëna janë shoqëruar edhe personeli i lokalit, klientë të tjerë, madje edhe dëshmitarë të rastit, ndërsa sqarohet se është duke u negociaur me familjarët e autorit, që ky i fundit të dorëzohet në polici. 

Policia premton një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që jep të dhëna që do të conin në kapjen e autorit.

Ora 21:30- Vrasje me armë në Laprakë
Vrasje në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë në rrugën "Don Bosko". Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ndodhi në një lokal te vogel në afërsi të Siptalit Ushtarak. 

Policia deklaron se ngjarja është bërë pas një sherri mes autorit dhe viktimës për një vajzë. Sherri mes tyre kishte nisur pasi viktima kishte një lidhje me motrën e autorit, të identifikuar si Artur Lleshi. 
Lleshi kishte shkuar të takonte viktimën Gëzim Marku për ti kërkuar sqarime, e më pas në sherr e sipër ai ka qëlluar mbi të me armë. Po sipas burimeve të policisë, është shoqëruar motra e autorit për të dhënë sqarime, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim.  Policia vazhdon hetimet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›