Vrasje ne Shkoder, ekzekutohet 30 vjeçari

Vrasje me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktimë ka mbetur një 30-vjecar i identifikuar nga policia si Albert Dhampiraj. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orëve të para të mëngjesit ndërsa policia sqaron se hakmarrja është shkaku i vrasjes së Dhampiraj.
Forca të shumta të policisë së Shkodrës, ndodhen tashmë në vendngjarje, ndersa kane arrestuar autorin e ngjarjes i cili është Isa Shpuza.
Autori i krimit ka shtenë me automatik ndaj viktimës dhe e gjithë kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj.