Zbulohen 25 klandestinë në kanalin e Otrantos

Zbulohen 25 klandestine ne Otranto, te cilet endeshin në brigjet italiane, te drejtuar nga dy skafistë shqiptarë. Nderkohe autoritet italiane po hetojne ne lidhje me skemës e re që përdorin skafistët shqiptarë të cilët terheqin klandestinë nga Irani, Afganistani, dhe shprehen tejet te shqetesuar pasi kjo mund te behet nje rruge rutine per nje dyndje jashte trojeve.
Autoritetet italiane pohojnë se do të rifillojnë një kontroll më të rreptë në brigjeve shqiptaro-italiane, sidomos në kanalin e Otrantos ku edhe kaluan 25 klandestinët e para disa orëve.
Ndërkohë, në Shqipëri, Parlamenti me kërkesë të qeverisë së kryeministrit Berisha shtyu edhe për tre vjet të tjerë moratoriumin antiskaf që nuk lejon qarkullimin në det të mjeteve me fuqi motorike të afta për të lëvizur ilegalisht jashtë ujërave detare shqiptare.
Zbulimi i 25 klandestinëve u bë në vigjilje të Vitit të Ri pasi një gomone është nisur nga dy djem të rinj shqiptarë dhe ka arritur të mbërrijë deri në brigjet italiane me 25 klandestinë. Gomonia drejtohej nga 2 skafistë shqiptarë kurse personat në bord ishin burra, gra dhe fëmijë, që të gjithë iranianë dhe afganë.
Policia konfirmoi se ka arrestuar dy skafistët shqiptarë. Gjithashtu u sekuestrua gomonia me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.
Kurse 25 klandestinët u dërguan në “Don Tonino Bello” një qendër strehimi në Otranto, për t`u dhënë ndihmën e parë. Mes tyre kishte disa fëmijë.