Gj. Kushtetuese rrëzon ankimimin e LSI

Gjykata kushtetuese i ka dhënë fund përpjekjeve të LSI-së për ti çuar ndryshimet kushtetuese të 21 prillit në referendum popullor. Ankimimi i LSI-së dhe komitetit për mbrojtjen e kushtetutës për të shfuqizuar vendimin e marrë nga KQZ-ja në qershor të vitit të kaluar vendim i cili rrëzonte kërkesën per te organizuar referendum; ka marre pergjigje negative nga gjykata kushtetuese e cila përbën shkallën e fundit të ankimimit ligjor në vend. Në vendimin e saj gjykata kushtetuese ka arsyetuar se Kushtetuta, si ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë një akt i qëndrueshëm. Gjykata gjithashtu çmon se kjo qëndrueshmëri mund të dëmtohet nëse një amendament kushtetues, i miratuar me një shumicë prej dy të tretash dhe për të cilin nuk është kërkuar që t'i nënshtrohet referendumit nga subjektet e parashikuara në nenin 177 të Kushtetutës, mund të shfuqizohet nëpërmjet një referendumi të kërkuar nga 50 mijë zgjedhës.
Ky vendim i ka dhënë fund një përpjekje të gjatë të LSI-së kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensusin e Psë dhe PD-së në 21 prill të vitit 2008. Kritika më e madhe e LSI-së ndaj këtyre ndryshimeve ishte pikërisht sistemi i ri zgjedhor, i cili vinte në pozita të disfavorshme partive e tjera përtej PD dhe PS. Pasi dështuan në mbledhjen e firmave të 28 deputetëve të cilët kanë të drejtë të kërkonin rishikimin e këtyre ndryshimeve, LSI kërkoi në KQZ të drejtën për të organizuar referendum popullor për këtë çështje, por kërkesa e saj nuk u pranua nga ky institucion. Tashmë që LSI është pjesë e qeverisjes, shumë zëra brenda saj kërkojnë rishikimin e sistemit zgjedhor por ende nuk dihet nëse kjo do të realizohet pasi LSI dhe PD kanë 74 vota ndërkohë që ndryshimi i kushtetutes kërkon 93 pra edhe konsensusin e PS-së