E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje në Tiranë, goditet me levë 50-vjeçari, ngjarja pas një sherri

Një person është goditur për vdekje me sende të forta në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një pikë servisi në zonën e Ali Demit, ku shtetasi Gëzim Karaji, 50 vjeç është goditur me levë nga persona ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ardhur gjate një sherri mes viktimës dhe autorëve të ngjarjes. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët goditën për vdekje 50-vjeçarin. Praprakisht mësohet se janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me vrasjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›