E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje për fajësimin e “Pussy Riot”

Hetuesit rusë thonë se mesazhi “Lironi Pussy Riot” është shkruar mbi trupat e pajetë të dy femrave, që janë gjetur të vrara në qytetin Kazan të Rusisë.

Komiteti i Hetimeve tha sot se viktimat, nëne e bijë 76 dhe 38 vjeç, mendohet se janë vrarë javën e kaluar.

Mesazhi lidhur me grupin Pussy Riot, thonë hetuesit, ishte shkruar, me sa duket, me gjak në murin e banesës së viktimave.

Avokatët e grupit muzikor Pussy Riot e kanë dënuar rastin, duke e cilësuar si një “provokim i neveritshëm”.

Më herët këtë muaj, tre pjesëtare të grupit Pussy Riot u dënuan me nga 2 vjet burgim nga një gjykatë në Moskë, për arsye të “huliganizmit, të motivuar nga urrejtja fetare”, lidhur me protestën e muajit shkurt kundër presidentit Vlladimir Putin, në katedralën kryesore ortodokse në Moskë.

Vendimi i gjykatës ruse ka hasur në dënim ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›