Siri, rebelët hedhin në erë avionin e regjimit të Assad

Rebelët sirianë kanë thënë se kanë hedhur në erë një aeroplan të regjimit në provincën Idlib, pranë kufirit me Turqinë.
Grupi Brigada e Martirëve të Sirisë ka deklaruar se aeroplani është rrëzuar pranë qytetit al-Tajabia.
Qeveria siriane nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me rastin.
Pamjet e transmetuara nga televizioni Al-Arabia kanë shfaqur dy pilotë duke u hedhur me parashutë nga avioni i sulmuar.
Edhe kreu i Ushtrisë së Lirië Siriane për Idlibin, Afif Mahmud Suleiman, i ka thënë agjencisë AFP se luftëtarët rebelë kanë sulmuar aeroplanin me armë automatike. Ai po ashtu ka thënë se dy pilotët janë kapur.
Konfirmime të pavarura, megjithatë, nuk ka pasur.