Vrasjet ne Frankfurt dyshohen per shkak te nje video

Frankfurt 4 mars NOA 8211 Detaje te tjera jane duke u publikuar ne lidhje me vrasjen e dy ushtareve amerikane nga Arid Uka 21 vjec ne Frankfurt te Gjermanise. Nderkohe eshte publikuar edhe fotografia e pare pas arrestimit te Aridit.
Prokuroria gjermane po vazhdon hetimet nderkohe jane paraqitur edhe mospajtimet e para ndermjet tyre dhe autoriteteve amerikane.
Prokuroret federale gjermane kane thene se ekziston dyshimi se akti ishte i motivuar nga islamizmi. Megjithate ministri i brendshem gjerman Boris Rhein ka thene se deri tani nuk eshte zbuluar se ai vepronte ne ndonje rrjet.
Nga hetimet tona deri me tani kemi mesuar se ai Aridi ka vepruar vetem ka thene ministri Rhein shkruan Guardian.
Por nje zedhenes i Pentagonit Dave Lapan ka thene se ende nuk dihet nese ne sulm kane qene te perfshire edhe persona te tjere. Perqendrimi kryesor i hetimeve do te jete percaktimi nese me Aridin kane qene te perfshire edhe njerez te tjere ka thene Lapan.
Ka shenja se behet fjale per myslimanizem te radikalizuar ka shtuar ai.
Bllok apartamenti ku ka jetuar Arid Uka ne Frankfurt
Raportohet se i riu Uka ka jetuar ne nje bllok apartamenti me nje te dyshuar per terrorizem Rami M i cili dyshohet se ka lidhje me Levizjen Islamike te Uzbekistanit.
Nderkohe ne nje intervisten e tij te pare me policine Uka thuhet se ka kembengulur se kishte vepruar i vetem dhe nuk ishte anetar i asnje grupi terrorist.
Por Spiegel Online thote se Uka i ka thene hetuesit se kishte kryer sulmin pasi kishte shikuar nje video ne YouTube ku grate myslimane perdhunoheshin nga ushtaret amerikane.
NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme