Kuvendi miraton zgjatjen e ligjit për buxhetin
PRISHTINE-Kuvendi i Kosovës miratoi zgjatjen e ligjit për ndarjen buxhetore edhe për një muaj. Në nisje të seancës deputetët nderuan me një minutë heshtje dy viktimat e aktit të çmendur të kosovarit Uka në Frankfurt
Qeveria e Kosovës premtoi se së shpejti do të paraqesë para Kuvendit projektligjin për buxhetin për vitin 2011. Kryeministri Hashim Thaçi tha se në këtë projektligj do të përfshihen edhe premtimet për rritjen e pagave.
Për miratimin e buxhetit vetëm për një muaj kanë votuar edhe deputetët e opozitës, të cilët janë kthyer në Kuvend, pas bojkotit që bënë në seancën kur u zgjodh presidenti dhe Qeveria e Kosovës.
Edhe pse qe paralajmëruar, sot nuk është miratuar rezoluta për bisedimet me Serbinë, por kryeministri Hashim Thaçi ka informuar shkurtimisht deputetët në lidhje me procesin.
Ai ka përsëritur se për këto bisedime fjalën duhet ta thotë edhe Kuvendi i Kosovës.
Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dënoi ashpër edhe aktin e djeshëm të vrasjes së dy pilotëve ushtarakë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga Arif Uka. Në emë të deputetëve, kryekuvendari Jakup Krasniqi u shprehu ngushëllimet më të thella popullit amerikan dhe familjeve të pilotëve të vrarë. Deputetët pastaj nderuan me një minutë heshtje dy viktimat e aktit të çmendur të kosovarit Uka në Frankfurt.
(d.b/BalkanWeb)