E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK, Mustafa i jep 100 ditë afat qeverisë

PRISHTINE-Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare, i ka dhënë 100 ditë qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, për të parë se "çfarë po bën e çfarë po punon", tha në një intervistë për gazetën "Zëri" kryetari i LDK së, Isa Mustafa.
Kjo qeveri, shtoi ai, është e "përkohshme" sepse asaj përpos që i mungon legjitimiteti, ajo ka para vetes sfida të papërballueshme.

Mustafa thotë se Kosova nuk ka nevojë që të futet në bisedime të shpejta me Beogradin, por është shprehur kundër një "grupi të unitetit" për bisedimet që është propozuar nga AAK ja. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK ta dërgojë madje edhe tre herë para Gjykatës Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Pacollit në krye të shtetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›