E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA përsulmin në Frankfurt: S’ndikonnë miqësinë me Kosovën

PRISHTINE-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i bashkohet popullit të Kosovës në dënimin e sulmit të djeshëm në Frankfurt, që mori jetën e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.
Në emër të popullit amerikan, ambasada falënderon qeverinë dhe presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimit dhe mbështetjes në këtë kohë, thuhet në njoftim.

"Ne jemi të vetëdijshëm se edhe populli i Kosovës është tronditur nga ky krim rrënqethës, që është fyerje për vlerat dhe traditat e tij. Ky akt individual në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme midis dy vendeve tona, ose në marrëdhëniet jashtëzakonisht të ngrohta dhe të ngushta mes qeverive dhe popujve tanë", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›