Vrasja ne FrankfurtTopi mesazh Obamës:Autorët të ndëshkohen
TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për ngjarjen e 2 marsit, ku dy ushtarë amerikanë humbën jetën nga një sulm me armë në aeroportin e Frankfurtit.
‘’Me hidhërim shumë të thellë mora lajmin makabër të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një dorë kriminale dhe terroriste, që preku rëndë ndjenjat e kombit shqiptar dhe atij amerikan, në një moment të shkëlqyer të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy popujve e vendeve tona”- thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
“ Në emër të popullit shqiptar, presidenti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, qeverisë dhe gjithë popullit amerikan. Mesazhi mbyllet me bindjen e plotë se “shumë shpejt do të zbulohen motivet kriminale të kësaj dore gjakatare dhe drejtësia do të japë dënimin e merituar.”
(s.g/BalkanWeb)