Prishtinë, shpërthim pa lëndime në njerëz
Prishtinë -Mbrëmë në Prishtinë në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Sofali ka ndodhur një shpërthim, por pa pasoja në njerëz. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit të Policisë Arbër Beka, shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.10, në një shtëpi dhe dyshohet që kjo të ketë qenë një granatë dore. qik