Peng per nje skedine, pranga 3 pronareve
Artan Cena
Borxhi i pashlyer i skedinave te luajtura ne nje pike bastesh, ne lagjen Laprake te Tiranes, ka bere qe dy te rinj te merren peng nga pronari i pikes dhe dy shoket e tij. Konflikti, qe ka nisur nje jave me pare mes pese te rinjve, me nje perleshje, ka perfunduar deri ne rrembim me force dhe futjen ne nje fuoristrade “Tuareg”, duke kercenuar me jete per 50 mije leke. Policia e Tiranes beri te ditur dje se arrestoi oret e para te mengjesit tre te dyshuar, te akuzuar per “heqje te paligjshme te lirise se tjetrit ne bashkepunim”. Te ndaluarit jane Artur Gjoka, 40 vjec, nga Lushnja, Elton Hakaj, 20 vjec, nga Shkodra dhe Faik Mera, 20 vjec, nga Dibra. Te demtuarit, njekohesisht dhe denoncuesit, jane Endrit Alku dhe Erion Rryci, te dy nga 18 vjec.
Pengmarrja ka nisur rreth ores 19:00 te se premtes, prane pallateve “Gintash” ne Laprake. Tre te dyshuarit Gjoka, Hakaj e Mera ishin perleshur nje jave me pare per 50 mije leke baste, qe Indrit Alku kishte vendosur skedine me ndeshje futbolli. Nderkohe, qe pas sherrit ata kishin kanosur shokun tjeter te adoleshentit, madje duke kerkuar te terhiqnin denoncimin per rrahje e kanosje. Te demtuarit kane rrefyer se nuk kishin leke per momentin qe te kthenin borxhin dhe se ishin goditur me mjete te forta nga agresoret. Por, dy dite me pare, Alku eshte kapur ne qender te Laprakes dhe eshte futur me force ne mjet, duke u kercenuar. Po keshtu eshte vepruar edhe me Rrycin, pasi te rinjte nuk kishin kthyer borxhin brenda nje jave, afat kohor qe u ishte lene ne dispozicion.
Ndersa kane kercenuar 18-vjecaret, tre te dyshuarit i kane zbritur nga fuoristrada tip “Volkswagen Tuareg” duke i paralajmeruar se do ta pesonin keq, nese denonconin ne polici. Por te rinjte i jane drejtuar postes se Laprakes, ku depozituan edhe kallezimin per tre agresoret dhe rrefyen historine e borxhit te pashlyer. Menjehere uniformat blu kryen ndalimin e pronarit te pikes se basteve, Artur Gjokes dhe dy shokeve te tij, Elton Hakes dhe Faik Meres, te cilet jane shoqeruar per ne Komisariatin numer 3, e me pas per ne Drejtorine e Policise Tirane, ku dhe u moren ne pyetje. Burime zyrtare thane se ndaj te ndaluarve jane ngritur akuzat e “heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit ne bashkepunim”.
Te dyshuarit kerkuan terheqje denoncimi
Motivi i konfliktit midis dy grupeve te te rinjve, pronarit te pikes se basteve sportive dhe lojtareve, mesohet se ka ardhur nga borxhet e papaguara nga Indrit Alku. Gjate heqjes se paligjshme te lirise se Alkut, personat e arrestuar i kane kerkuar me force terheqjen e kallezimit te bere prej tij dhe Erion Rryci, per “kanosje” dhe “demtime te tjera me dashje”. Ne cilesine e proves materiale, policia bllokoi automjetin tip “Voslkswagen Tuareg”, i cili ka sherbyer per marrjen peng. Zyrtare te policise thane se materialet per hetime te metejshme i kaluan Prokurorise se Tiranes.
Ne pranga:
Artur Gjoka, 40 vjec
Elton Hakaj, 20 vjec
Faik Mera, 20 vjec
Te demtuar:
Endrit Alku, 18 vjec
Erion Rryci, 18 vjec
Kodi penal
Neni 110
Heqja e paligjshme e lirise
Heqja e paligjshme e lirise se personit perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit. Kur kjo veper shoqerohet me vuajtje te renda fizike, kryhet ne bashkepunim, kunder disa personave ose me shume se nje here, denohet me burgim nga tre gjer ne shtate vjet.
Precedentet
18 dhjetor 2007
Abuzon seksualisht me fqinjen e tij, duke pretenduar se do te martohej me te, por e merr peng per disa ore. Disa kalimtare kane shpetuar nje 20-vjecare nga perdhunimi, ndersa policise i eshte dashur te ndjeke te dyshuarin per disa kilometra, nga Kamza ne Zall Herr, per te bere te mundur arrestimin. Bledar Zeneli, 22 vjec, eshte arrestuar, nen akuzen e heqjes se lirise se A. H., 20 vjece.
26 nentor 2007
Ne qytetin e Durresit, nje femije u gjet i lidhur poshte makines, prane nje ish-strehimi luftarak. Ne lidhje me rrembimin dhe abuzim te mundshem per femijen 10-vjecar, eshte arrestuar disa ore me pas nje 31-vjecar, si dhe eshte shoqeruar nje person i dyte. Roland Sulejmani, 31 vjec, lindur e banues ne lagjen nr. 14 Durres, u ndalua nen akuzen e “heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit”.