E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell: Serbia ti harrojë zgjedhjet në Kosovë

Edhe pas marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, Serbia në rrugën e saj evropiane do të ketë edhe kushte të reja. Këtë e ka pohuar ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell, gjatë një emisioni në gjuhën serbe, të cilin e transmeton rrjeti i televizioneve serbe në Kosovë, ku Dell është shprehur se Serbia as që duhet të provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244 , por edhe do tu shkaktonin dëm afatgjatë vetë interesave të Serbisë.

Dell ka thënë se, para së gjithash, kandidatura e Serbisë për hyrje në BE është lajm i mirë edhe për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Ai ka paralajmëruar Beogradin të mos provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244 , por edhe do ti shkaktonin dëm afatgjatë vetë interesave të Serbisë.

Nëse përpiqet të organizohen zgjedhjet, mendoj se fillimisht do të hedhim poshtë legalitetin e atyre zgjedhjeve. Ne nuk do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve të tilla. Por, unë mendoj se ne nuk do të vijmë në këtë situatë. Autoritetet në Beograd duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare është shumë serioze kur thotë se nëse lejohet të lëvizë përpara me zgjedhjet, kjo do të jetë e dëmshme për interesat e Serbisë, ka thënë ambasadori Dell.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës është e dobishme për dy shtetet, por me të cilën, sipas tij, Prishtina ka fituar shumë.

Kosova, siç kam dëshirë të them unë, ishte e detyruar të mbështetet në burokratët rusë të OKB-së, dhe tani ka të drejtë ta prezantojë veten si shtet i pavarur. Sovraniteti nuk ka lidhje me simbolet, flamujt, ka thënë Dell, duke vlerësuar se tregimi për fusnotën si duket i ka disponuar njerëzit në qeverinë serbe, sepse ata edhe më tej flasin se statusi i Kosovës mbetet i hapur .

Për Kosovën, përfshirja e Rezolutës 1244 në fusnotë paraqet pranimin nga Republika e Serbisë se duhet të pranojë të gjitha kushtet që dalin nga Rezoluta 1244. Beogradi nuk mund të zgjidhë vetëm ato pjesë të rezolutave që i leverdisin, por duhet ta interpretojnë të tërën, që është në fuqi, e cila gjithashtu shumë qartë thotë, e këtë e ka konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me vendimin, një vit e gjysmë më parë, se është domosdoshme tërheqja e administratës shtetërore serbe nga territori i Kosovës, ka thënë Dell.

Duke komentuar protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me marrëveshjen e arritur për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, Dell ka vlerësuar se kjo lëvizje në shumë forma më tepër është në linjë me Serbinë, sesa me Kosovën.

“Vetëvendosje, sikurse Boris Tadiçi, më tepër dëshiron ta shohë Shqipërinë e Madhe, sesa Kosovën e pavarur. Kjo për mua është shokuese, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-të përkrahin idenë që tërë Ballkani Perëndimor një ditë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. / Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›