Serbët festojnë me armë fitoren e Putinit
Rreth 100 serbë në veri të Mitrovicës kanë festuar mbrëmë fitoren e Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi.
Ata kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore të veriut të qytetit me automjetet e tyre, duke përdorur sirenat dhe duke bartur flamuj rusë, serbë, por edhe flamuj të Partisë Demokratike serbe.
Ata pastaj janë ndaluar tek sheshi Shumadija, në qendër të qytetit, duke brohoritur Serbia, Rusia, Putin, etj., ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që nuk kanë munguar as këngët nacionaliste dhe sharjet në adresë të shqiptarëve.
Sipas këtyre burimeve, e tërë kjo ka zgjatur deri në orët e mëngjesit dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Kohë më parë, Putin ishte shpallur qytetar nderi i komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit, në shenjë respekti për përkrahjen e shtetit rus ndaj serbëve në veri të Kosovës. / Kosovapress