E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria duhet ta shohë kulturën si instrument shpirtëror, jo si aheng

Tiranë- Partia Socialiste në kuadër të programit të saj qeverisës Për një Rilindje Kombëtare ka mbledhur sot tryezën për kulturën, ku është diskuatuar për problemet e kulturës në vend.

Gjatë fjalës së tij kryetari Rama, delaroi se kultura sot është lënë pas dore nga qeveria dhe ky është një minus për antarsimin në Bashkimin Europian.

Kultura ka përmasa të mëdha, shkon përtej parashikimeve, shkon përtej kornizës si kjo që kemi sot në këndvështrimin ndaj kulturës. Grupi i punës dhe politikat kulturore duhet të ndërtojnë një plan me sa më shumë pjesmarrje si dhe duke u bazuar nga ekseriencat e deritanishme. Është shumë i rëndësishëm ky proces, deri sot ka qenë tejet i kufizuar, një kulturë tëresisht komerciale, nga ana tjetër për të dhënë vit pas viti një lëmoshë në pasurinë e fondit që ofron kultura jonë. Duhet të vendosemi në politikat kulturore edhe në kontekstin europian. Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku qeveria e shikon kulturën një aheng, duhet një vend ku qeveria e shikon kulturën si shprehjen më kuptimplotë dhe një mision që në rast që shkon përpara me një vetëdije europiane mund të kthehet në një instrument shumë të fuqishëm shpirtëror, kulturor- tha Rama.

Më tej ai ka thënë se grupi që do të punojë për detajimin e kësaj pjesë të programit, të ndërtojë një proces me sa më shumë pjesëmarrje dhe të bazohet sa më shumë në eksperiencat e deritanishme qoftë për të reflektuar, ose për të përfituar nga historitë e suksesit të njerëzve të kulturës dhe artit.

Politikat tona kulturore janë shumë të izoluara brenda këtij fshati kulturor. Besoj që ndërtimi i një politike të re kulturore që është pjesë e bashkësisë europiane ku jetojmë janë një domosdoshmëri për të bërë një hop në drejtimin e integrimit të vendit. Puna e grupit ka një kompleksitet të atillë. Pengesa kryesore është vizioni i ngushtë dhe horizonti i mbyllur nga politikat e derisotme, duhet ta ndryshojmë këtë fakt. Nuk na mungojnë burimet njerëzore, eksperiencat. Aspekti i kulturës është aspekti që ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë më shumë. Ndaj duhet filluar nga Trashëgimia Kulturore si një pasuri, administrimi kulturor si një domosdoshmëri për të transformuar si dhe me artin dhe kulturën si një krijimtari e mirëfilltë,- u shpreh Rama.

Rama deklaroi se nuk duhet të neglizhohet trashëgimia kulturore dhe se Partia Socialiste ka një program për librin dhe politikat e tij.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kompetencat e hetimeve, Ina Rama: Për ndryshime, duhet parë Kushtetuta Pogradec- Deklaratës së ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, sipas së cilës...
  2. Reformat, Rama: Qeveria po vonon procesin e integrimit Tiranë- Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare po zvarritën për shkak...
  3. Rama me të rinjtë në Lushnje: Qeveria po vjedh të ardhmën tuaj Lushnje- Kryetari i opozitës, Edi Rama gjatë një takimi me...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›