Lëndët shtesë në shkolla, shpërndahet urdhri në drejtori
Mësuesit e shkollave të mesme dhe atij të detyruar do të japin përveç orëve mësimore edhe konsultime pa pagesë në shkolla për nxënësit.
Urdhri më i fundit i ndërmarrë nga Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit parashikon që sipas një plani të caktuar që do të hartohet nga vetë shkolla, mësuesit të japin çdo ditë edhe një orë konsultime për të gjitha mangësitë apo problemet që do të shfaqin nxënësit. Specialistët hartues kanë pohuar se ky urdhër nuk e ngarkon normën mësimore të mësuesve dhe, nga ana tjetër, ndihmon nxënësit që të plotësojnë boshllëqet e tyre në shkollë pa u dashur që të ndjekin kurset private.
Ky rregull do të vlejë për të gjitha lëndët mësimore. Ndërkohë, ai synon të plotësojë edhe normën mësimore që mësuesi duhet të përmbushë gjatë javës, ku sipas ligjit përcaktohet se duhet të plotësojë normën prej 40 orësh. Duke përfshirë edhe 5 orët e konsultimeve që mësuesi do të japë gjatë gjithë javës, plotësohet edhe kjo normë e orëve mësimore. Nga ky rregull i ri, nuk përjashtohen as mësuesit e fiskulturës, të cilët duhet të përfshijnë nxënësit në aktivitete sportive.