E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibra debitore, CEZ inspekton zonën

Grupe të inspektimit të kompanisë çeke CEZ kanë nisur nje aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonat më problematike, ku banorët janë debitor prej kohësh në Dibër e Kukës. Inspektroët kanë mbërritur në fshatin Potec dhe Allebegi në komunën Maqellarë në Dibër, të cilët kanë shkëputur lidhjet e enegjisë elektrike vetëm për banesat që nuk kanë shlyer detyrimet financiare.
 

Ata kanë ndeshur në rezistencën e banorëve, të cilët janë shprehur se në kushte te vështira ekonomike nuk mund të shlyejnë pagesën e dritave. Nga ana tjetër ekipet nga Departamenti i Arkëtimeve kanë qenë të pranishëm në terren, duke mundësuar kryerjen e pagesës për energjinë e konsumuar nga klientët debitorë dhe njëkohësisht, ekipet nga departamenti i humbjeve joteknike kane kryer ndërprerje të lidhjeve të paligjshme dhe të të gjithë debitorëve.
 

Nga ana tjetër inspektorët janë përballur edhe me një kategori tjetër banorësh, të cilët rezultojnë debitorë, ndonëse sipas tyre janë taksapagues të rregullt. Përmes librazave të firmosura muaj për muaj ata thonë se kanë shlyer detyrimet e tyre sistematikisht. Punonjësit e kompanisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe policinë do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha zonat problematike për të bërë arkëtimet e debive të konsumatorëve debitorë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›