Kontrabanda Shqiperi-Mali i Zi, kapet furgoni me 33 koli cigaresh
Shkoder- Kontrabanda e cigareve, Mali i Zi-Shqiperi ka vene ne alarm policine e Shkodres. Nje furgon me 33 koli paketash te markave te ndryshme, u sekuestrua mesnaten e se martes ne zonen e Malesise se Madhe, sapo kishte kaluar kufirin, ndersa mengjesin e djeshem u arrestua pronari i mjetit dhe u shpall ne kerkim shoferi. Pas arrestimit te Ervin Xhakes, 32 vjec, banues ne lagjen "10 Korriku" te qytetit verior, policia ngriti ndaj tij pervec akuzes se kontrabandes edhe ate te kallezimit te rreme. Xhaka denoncoi dje, humbjen e mjetit te tij furgon me targa TR9524L, duke u shprehur se nuk kishte dijeni per vendndodhjen. Por policia qe kishte bllokuar mjetin me cigare kontrabande, pa pullen fiskale, i vuri prangat menjehere 32 vjecarit. Burime zyrtare thane se prej nje jave ndiqnin levizjet e drejtuesit te makines qe kryente udhetime Shkoder-Mali i Zi, nepermjet doganes se Hanit te Hotit, kryesisht ne oret e vona te mbremjes. Rreth ores 22:00 te se martes ata kane ngritur nje postbllok ne zonen e quajtur Zagore, te Malesise se Madhe. Por gjate operacionit, mjeti i dyshuar "Fiat Ducato", u gjet ne nje rruge dytesore i braktisur. Brenda tij u konstatuan 29 koli cigare, te markes MN dhe 14 koli te markes "Respect", pa pulle fiskale te Ministrise se Financave. Ervin Xhaka akuzohet per veprat penale te "kontrabandes me mallra te akcizes" dhe "kallezim i rreme", ndersa vijojne kerkimet per kapjen e shoferit te mjetit.
R.Llazari
R.Llazari