E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen kuotat për ndjekje të studimeve part time, lista e plotë

Tiranë, 5 dhjetor 22:46 NOA - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), shpalli sot zyrtarisht,  regjistrimet për sistemin part-time. Ato të nisin ditën e martë dhe do të përfundojnë më datë 14 dhjetor në mesditë, bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga MASH.

Në orën 12.00 të datës 14 dhjetor, do të shpallen kandidatët fitues. Ndërkohë janë shpallur edhe afatet e regjistrimit për të gjithë ata kandidatë që do të rezultojnë fitues.

Ata do të mund të regjistrohen pranë sekretarive përkatëse të fakulteteve duke filluar nga data 15 dhjetor dhe deri më datën 19 dhjetor 2008.

Gjithsesi, parashikohet që në javën e dytë të muajit janar 2009, 3 045 studentët e rinj me kohë të pjesshme të ulen në bango për leksione dhe seminare në universitetet e të gjithë vendit.

Për vitin akademik 2008-2009 janë miratuar plot 3045 kuota, që do të shpërndahen midis universitetit të Tiranës, Universitetit Bujqësor, Akademisë së Sporteve, universitetit të Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Vlorës.

Sakaq, për herë të parë, pas katër vitesh ndërprerjeje, hapet sistemi part time për fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Këtij fakulteti i janë dhënë 200 kuota, ndërsa më shumë shanse për të fituar do të kenë ata që duan një diplomë Ekonomiku pasi ka plot 500 kuota të lira.

Universiteti i Tiranës

Administrim Biznesi 250

Financë Kontabilitet 250

Juridik 200

Histori 150

Gjeografi 150

Gjuhë-Letërsi 150

Biologji 100

Punë Sociale 70

Psikologji 70

Akademia e Sporteve, 60

Universiteti Bujqësor i Kamzës

Menaxhim Agrobiznes, Ekonomi e Politikë Agrare, Hortikulturë, Prodhim Bimor, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku, Teknologji Agroushqimore, Financë-Kontabilitet, Mbrojtje bimësh, Agromjedis e ekologji, Vreshtari dhe Enologji

50 kuota

Inxhinieri Pyjesh, Inxh. Përpunim Druri

40 kuota

Agromekanizëm

25 kuota

Universiteti i Elbasanit

Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët Parashkollor

60 kuota

Cikël i Ulët, Biologji-Kimi, Administrim biznes, Financë-Kontabilitet

70 kuota

Punë Sociale, Filozofi-Sociologji

80 kuota

Universiteti i Vlorës

Infermieri e Përgjithshme

150 kuota

Universiteti i Gjirokastrës

Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Matematikë-Fizikë, Biologji-Kimi

60 kuota

Administrim Publik, Financ-Kontabilitet

30 kuota

Universiteti i Shkodrës

Administrim Biznes, Financë-Kontabilitet, Turizëm

90 kuota

Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Biologji-Kimi, Drejtësi

60 kuota

Matematikë, Fizikë

30 kuota

Universiteti i Korçës

Administrim Biznes, Financë-Kontabilitet

50 kuota

Gjuhë-Letërsi

40 kuota

Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Turizëm, Marketing

30 kuota

Menaxhim Agrobiznesi

20 kuota

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›