E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau dy vëllezërit Ndoka, Gjykata “arrest me burg” për autorin

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së dy vëllezërve Ndoka në qytetin e Rrëshenit. 49 vjecari, Luigj Mandreaj është lënë në “arrest me burg” pasi tre ditë më parë ekzekutoi me një breshëri plumbash Petrit Ndokën dhe la të plagosur të vëllain e tij, Eduart Ndoka 33 vjec, i cili ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin Ushatark të Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth mesdites se te dieles, ndersa policia ka mundur te vere ne pranga vetem pas 30 minutash autorin e ngjarjes Luigj Mandreaj 49 vjec nga fshati Pshesh i Mirdites. Burime nga drejtoria e policise ne Lezhe kane bere te ditur se 49 vjecari Mandreaj ështe konfliktuar fillimisht me dy vellezerit Ndoka dhe më pas ka reaguar ndaj tyre duke qelluar me nje arme qe e mbante pa leje.

Autori i ngjarjes mundi te largohej per momentin, por reagimi i shpejte i policise ka detyruar 49 vjecarin Luigj Mandreaj te dorezohet. Ai ka pranuar krimin, duke deklaruar se ka qelluar per vetembrojtje, pasi ishte kercenuar nga dy vellezerit. Policia nuk ka bere ende te ditur motivin per te cilin u konfliktuan autori dhe dy vellezerit Ndoka, por dyshohet se sqarimi lidhur me një konflikt të hershëm është bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Eksperte te policise kriminale po hetojne ne lidhje me kete ngjarje, ndersa ka marre ne pyetje disa persona te cilet kane qene prezent ne momentin e krimit. 49 vjecari Agustin Mandrea nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është akuzuar për vrasjen e një persoi në 1997-ën si dhe është i dyshuar për disa ngjarje kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›