E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi në errësirë, banorët pushtojnë sërish nënstacionin

Banorët e fshatit Breglum të komunës Tërthorë në Kukës kanë pushtuar me forcë edhe sot nënstacionin e energjisë në Rexhepaj për shkak se CEZ u ka prerë energjinë elektrike për shkak të mospagesës së faturave elektrike.

Sipas burimeve nga policia e Kukësit mësohet janë rreth 600 protestues që kanë vërshuar në ambjentet e nënstacionit elektrik të Rexhepajve. Policia ka ndërhyrë për të larguar banorët, ndërsa kompania CEZ bën të ditur se ka shkëputur rrjetin, për të evituar ndonjë tragjedi të mundshme, deri në largimin e protestuesve nga nënstacioni.
 

Prej disa ditësh, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ ndodhet në një situatë konflikti me konsumatorët e Komunës Tërthore në Kukës, sidomos me fshatrat në Breg Lumë, Morin etj.
 

Sakaq, në një deklaratë për shtyp, kompania CEZ thotë se nuk do të tërhiqet nga plani i ndërprerjes së furnizimit me energji ndaj debitorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›